Ditëve të fundit në rrugët e Ferizaj kishte një komunikacion të shtuar dhe gati në të gjitha rrugët kishte kolona. Kjo edhe nuk ishte ndonjë risi pasi për festat e fundvitit shumë mërgimtarë ishin kthyer për pushime.
Por një dukuri tjetër po revolton qytetarët. Parkimi i veturave vend e pavend. Nuk ka rëndësi a është e lejuar apo jo ,mjafton ta parkosh dikund veturën ani pse kjo edhe mund të paraqes rrezik për të tjerët apo të bllokoj komunikacionin.
Një rast i tillë i parkimit të veturës,dërguar nga një qytetarë në rrugën “Kemajl Hetemi” tregon për një pakujdesi të vozitësit i cili ka parkuar veturën e ku ka bllokuar gati gjysmën e rrugës. Por si duket nuk është vetëm ai që ka parkuar gabimisht pas prapa tij shihet edhe vetura tjetër është parkuar po në këtë rrugë ku shihet se në bazë të shenjave ndalohet ndalja dhe parkimi.
Probleme të njëjta janë lajmëruar edhe nga banorët e banesave kolektive ku shumë herë nga vozitës të pandërgjegjshëm u janë bllkuar edhe daljet nga parkingjet nëntoksore.
Ndoshta edhe këta i kanë parkuar “vetëm për 2 minuta” pasi policia po toleron këto raste pa i ndëshkuar.