27,11,2024

Organizohet koloni artistike për nder të “Epopesë së Jezercit”

Must Read

 

Ferizaj.26.09.2018. Në fshatin Jezerc këtë të mërkurë, ka filluar të mbahet një koloni artistike e organizuar nga Galeria e Arteve në Ferizaj.
Nga afër, këta artistë i ka vizituar edhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila ka vlerësuar tejet lartë punimet e artistëve.

“Artistët janë këtu për të punuar në këtë koloni artistike, ndërsa vendin e kemi përzgjedhur për shkak të asaj se në këtë vend është zhvilluar edhe Beteja e Jezercit, dhe ka qenë arsyeja kryesore që artistët do të marrin një frymëzim më të mirë nga ky vend , ndërsa këto piktura do të jenë si dhurata për Shoqatat e Dala nga Lufta dhe për personalitete të tjera”, ka thënë drejtoresha Murati-Shabani, përderisa ka thënë të gjitha aktivitete do të jenë aktivitete të luftës së fundit.

E nga ana tjetër, nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Luan Jahiri, ka thënë se të gjitha këto aktivitete për 20 vjetorin jubilar të “Epopesë së Jezercit”, i kanë organizuar në bashkëpunim me Komunën, por edhe Organizatat e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve si dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës.

“Jemi këtu që të përkrahim çdo aktivitet, por edhe për t’i ngjallur ndjenjat e luftës në betejën e “Epopesë së Jezercit”, ku këtë vit e kemi përvjetorin jubilar që t’i përkujtojmë së bashku këtë luftë, por edhe të gjithë të rënët për lirinë që po e gëzojmë sot”, ka thënë Jahiri.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve sonte nga ora 17:00 do të mbahet edhe një turnir në futboll të vogël të organizuar nga sektori i sportit, por edhe Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img