Shkruan: Refik HASANI
Presidenti i sapa zgjedhur vizitën e parë do të duhej ta bënë në këtë krahinë Shqiptare dhe të fillon ndërrimi i qasjes,ndaj hapsirave jashta kufijve administrativ të Shqipërisë.Përkujdesja,ndaj të gjitha hapsirave etnike shqiptare dhe diasporës son përveç obligimit moral, Kombëtarë e institucional është edhe obligim Kushtetues. Tirana në bashkërendim me Prishtinën zyrtare do të duhej ndërtuar një platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojn kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanizmat të BE-së dhe OKB-ës. Qeveri e Shqipërisë, deri më tani ka ndarë vetëm 50 mijë euro,për maternitetin në Preshevë,çështja e abetares,librave e literaturës pret një zgjidhje.Nga Presidenti i sapo zgjedhur kërkohet që shumë më shumë të angazhohet, si në realizimin dhe konkretizimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992,për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës dhe e Marrëveshje së Konçulit. Funksionimi i një zyre ndërlidhese të funksionoj në kuadër të Parlamentit apo Qeverisë. Presidenca e Shqipërisë dhe Kosovës në bashkërendim të ngusht me qeverin dhe Parlamentin do të duhej të mendojn për mbajtjen e një Konference të donatorëve dhe formimin e një Komisioni mikst Parlamentar të dy shteteve shqiptare. Nuk është ngritur çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Shqipëria në instanca e mekanizam të BE së dhe OKB-ës. Shqiptarët jan të diskriminuar në çdo segment të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur prandaj Presidenti do të duhej të ndihmoj dhe reflektoj. Jo vetëm krijimi i një fondi të posaqëm por edhe ndërtimi i një qëndrimi e pastaj të njoftohen, sensiblizohen edhe instanca e mekanizma të jashtëm rreth diskriminimit në këto tri komuna.Presidenti në takime të niveleve të ndryshme,qarqe e instanca të BE-së apo në Këshillin e Sigurimit ta ngrit zërin, të shtron,të mbronë dhe përfaqëson edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare pasi çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.
25 Korrik 2017