28,07,2025

Shkarkohet kryetari i BIK’ut në Kaçanik, lejoi njoftimin për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Must Read

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, është shkarkuar nga pozita pasi lejoi që në xhaminë kryesore të qytetit të lajmërohet vrasja e liderit kosovar të grupit terrorist ISIS, Lavdrim Muhaxheri.

Vendimin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për shkarkimin e Nezirajt e konfirmoi për emisionin “Jeta në Kosovë, këshilltari i BIK Vedat Sahiti.

“Kryetari i BIK në Kaçanik është revokuar sepse veprimi i tij ka qenë i pakonsultuar me kryesinë e BIK”, tha Sahiti duke iu referuar njoftimit që ishte dhënë nga xhamia në Kaçanik për vrasjen e Muhaxherit në frontet e luftës në Siri. Florim Neziraj është shkarkuar, tani është vetëm imam”, shtoi ai.

Njoftimi i dhënë nga xhamia e Kaçanikut për vrasjen e Muhaxherit kishte shkaktuar reagime të ashpra në opinion, ndërsa vetë Neziraj, kishte konfirmuar se bashkë me disa imamë nga Kaçaniku më 8 qershor, ditën kur u dha lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, kishte shkuar për ngushëllime në familjen e tij.

Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë në fillim të këtij muaji gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri./express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img