22,12,2024

Avdullah Hoti fushatë në Ferizaj bashkë me Vjosa Osmanin, premton heqjen e vizave dhe formimin e Ushtrisë

Must Read

Qytetarë të shumë kanë mbushur një nga restorantet e Ferizajt për të pritur kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hotin.

Prezent në këtë takim janë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa, ministrja e në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ministri në detyrë i Infrastrukturës Lutfi Zharku, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Adem Salihaj e kandidatë të tjerë për deputet nga LDK.

Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen e LDK-së kemi treguar se si punohet vetëm për qytetarë dhe asgjë tjetër.

“LDK ka marrë hap të madh të bëjë kapërcime të mëdha. Unë kam nderin e veçantë me i pri një liste që të punojmë për vendin. Unë mezi pres me filluar punën më 12 qershor”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se deri 11 qershor do të trokasim në çdo derë për tu treguar programin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ai ka thënë se qytetarët kanë dëgjuar shumë politikanë që flasin vetëm për vete dhe nuk flasin për interesin e qytetarëve.

“Ne jemi këtu për t’u treguar qytetarëve se si do t’u shërbejmë atyre. Programi jonë është i qartë zhvillim ekonomik. Kemi krijuar 40 mijë vende të reja të punës, kemi përmirësuar buxhetin, kjo është shtylla e parë e dyta është sundimi i rendit dhe ligjit do të ketë profesionist e të reja që ti japin etikë kësaj punë. E treta integrimet evropiane është po ashtu pjesë kryesore e programit të LDK-së”, ka thënë ai.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se Ferizaj ka arsye të veçanta ta mbështes dhe ta votojë Avdullah Hotin, pasi ai është një nga ministrat më të suksesshëm.“

Ka treguar performancën më të mirë dhe është njeriu i cili ka menaxhuar më së miri paranë publike. Nën menaxhimin e tij Komuna e Ferizajt ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme .

Vetëm me votën tuaj do të kemi zhvillim ekonomik siç janë zgjidhja e problemit të ujit, e projekte të tjera të rëndësishme për të cilat kemi diskutuar me kryeministrin më ardhje Avdullah Hoti”, ka thënë ai.

Muharrem Svarqa ka thënë se koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa do të fitojë në zgjedhjet e 11 qershorit e jo koalicioni i “muskujve” duke e quajtur kështu koalicionin PDK, AAK dhe Nisma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img