Kënga „Duaje Tëndën”, e interpretuar nga Rejda Isufi, është shpallur fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar”.
Kënga „Duaje Tëndën”, teksti, muzika dhe orkestrim të Hysni Klinakut, doli të jetë më e pëlqyera nga juria përzgjedhëse, Shqipe Halilim Naser Dula, Selvete Krasniqi dhe Teuta Nuredini.
Edicioni i 19 i Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” është mbajtur në Ferizaj.
Organizimi i këtij Festivali mbarkombëtar është mbajt nën patronatin e komunës së Ferizajt.
Gjilanasja Rejda Isufi, është 9 vjeç në klasën e katërt në shkollen Fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Me këndim ka filluar të mirret që nga mosha 5 vjeçare.
Rejda, është paraqitur në shumë festivale anembanë vendit dhe ka marrë disa çmime.