24,12,2024

Beqir Bislimi demanton lajmet se nuk është ndihmuar nga komuna e Ferizajt

Must Read

Ai përkundrazi shpreh falënderimet për ndihmat që i janë dhënë deri më tani.

Qytetari ferizajas Beqir Bialimi ka takuar sot kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa për t’i treguar se publikimet dhe akuzat që i janë bërë së fundi për moskujdes ndaj familjes së tij nuk janë të vërteta.

Ai shpreh indinjatë ndaj këtyre publikimeve që kanë bërë disa aktivistë të organizatës “Demokracia studentore” dhe pohon se pa lejen e tij ka ndodhur gjithçka. Në takimin që pati me kryetarin tha se dëshiron të sqarojë se nuk ka asnjë indinjatë me komunën e as me udhëheqjen komunale, por përkundrazi falënderon komunën për një banesë që i është ndarë për shfrytëzim.

“Unë jam ndihmuar disa herë nga komuna e Ferizajt me aq sa kanë pasur mundësi si dhe jam përzgjedhur në listën e banesave sociale, prandaj për komunën kam vetëm falënderime. Ndërkaq akuzat dhe publikimet e fotografive janë bërë pa lejen time për qëllime që unë nuk i di e që së shpejti do të kërkoj edhe përgjegjësi penale. Jam ndjerë keq kur i kam pa nëpër qytet dhe dëshiroj ta bëj publike se unë nuk i përkrahi e as nuk jam pyetur nga ndokush për këtë çështje por më kane krijuar mjaft shqetësim” deklaroi Beqir Bislimi.

Edhe kryetari i komunës shprehu keq ardhje për rastin e sëmundjes së djalit të vogël Senad Bislimit. Premtoi gatishmëri për ndihmë sa herë të ketë nevojë ndërsa bëri thirrje të tregohet më shumë kujdes në këso raste.

“Brenda mundësive komuna do ta ndihmojë këtë familje dhe të gjitha familjet që kanë këto halle, prandaj lus të gjithë qytetarët që të kenë kujdes kur shohin publikime të tilla të pavërteta .Veçanërisht në kohë fushatash është e dhimbshme të përdoren fëmijët me imazhe të rënda për përftime të ngushta e aq më pak kur nuk ka të vërteta brenda tyre” tha kryetari Svarqa.

Qytetari Beqir Bislimi tha se ankesën për keqpërdorim të fotos së fëmijut të tij pa leje do ta bëjë edhe përmes një denoncimi policor në mënyrë që të ketë vetëdijesim të qytetarëve në raste të tjera të kësaj natyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img