18,05,2024

Arrestohen në flagrancë dy hajna në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar të cilët me forcë kishin hyrë në një shtëpi me qëllim të vjedhjes, në fshatin Neredime e Epërme të Ferizajt.

“Raportet e para flasin se A.B. 31 vjeç dhe L.G. 16 vjeç, kishin përgatitur disa gjësende për t”i përvetësuar në mënyrë të paligjshme, kur dhe janë arrestuar nga policia brenda shtëpisë të viktimës në fshatin Neredime e Epërme”, ka njoftuar rastin Policia, ndërkohë që bën të ditur se rezultatet janë arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është marrë masa e ndalimit për 48 orë. Bëhet e ditur se pas kompletimit lënda procedohet në Gjykatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img