Përmes një Deklarate të përbashkët është përmbyllur Samiti i Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit dhe Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Komisionit për Punë të jashtm të Parlamentit të Kosovës,Elmi Reçica.
Në deklaratën e përbashkët mes tjerash përmban edhe këto pika më të rëndëishme të këtij Samiti:
- Rëndësinë e një perspektive të qartë të integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si një garanci për paqe, prosperitet, stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Evropës;
- U bë thirrje për përfundimin e suksesshëm të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të cilët mbeten të privuar nga liria e lëvizjes në zonën Shengen;
- U përsërit se Kosova ka nevojë për mbështetje që të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, siç është Interpoli si garanci për forcimin e sigurisë përmes shkëmbimit të informacionit përkatës ndërmjet mekanizmave të intelegjencës në përballimin e sfidave të pazakonta, hibride si dhe kërcënimeve në rajon dhe në Evropë në tërësi;
- U dakordua që Diplomacia Parlamentare duhet të luaj rol të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet vendeve të rajonit, në mënyrë që rajoni të përfitojë nga anëtarësimi në organizatat rajonale dhe globale, si dhe të ken rol të rëndësishëm në këto organizata;
- Angazhim të theksuar në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon në bashkëpunim me NATO-n dhe akterë tjerë Euro-Atlantik;
- U ripërsërit rëndësia e bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e informatave dhe përvojave efektive në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, institucioneve dhe akterëve tjerë të rëndësishëm Euro-Atlantik;
- U theksua rëndësia e konsolidimit të sistemit të edukimit, politikë më funksionale, si dhe sistem më të mirë ekonomik për të parandaluar rrezikun e radikalizmit dhe dhunës ekstremiste në shoqëri;
- U theksua rëndësia që të ketë aktivitete dhe masa konkrete për ri-integrimin dhe ri-socializimin e të ashtuquajturave “luftëtarë të huaj”, të cilët ishin të përfshirë në konflikte dhe janë kthyer në vendet e origjinës.