25,11,2024

Ushtria e Kosovës

Must Read

BesimYmeri

         Ngjarjet e këtij fillim viti  në vendin tonë duket se i paraprinë fazës finale të zgjidhjes se “ çështjes së Kosovës”. Meqenëse jetojmë ne një rajon ku dhuna tradicionalisht është konsideruar si mjet kryesor komunikimi ne mes te palëve ne konflikt, funksionalizimi i një force moderne ushtarake te Republikës se Kosovës është mese i domosdoshëm. Sfidat e sigurisë ne Kosove, e posaçërisht ne rajonin e Mitrovicës, ne një te ardhme te afërt, mund  dhe do te shfrytëzohen nga shteti serb për një invazion te  kufizuar por të  befasishëm me një force to kombinuar ushtarake-policore qe nuk do te numëronte me shume se disa mijëra trupa te armatosur mire dhe  me mjete te blinduara. Megjithë krokatjet e qeverise serbe, flota e aeroplanëve MIG to kontraktuar rishtazi prej Rusisë nuk do të jete operative për se paku 1-2 vite. Edhe kur ata aeroplanë të jene gati,  vështire se do te mund te përdoren masivisht në një teren me popullsi te dendur si Kosova.

         Ky artikull niset prej një supozimi te thjeshte, por fatkeqësisht, me ndërrimin e pushteti në SHBA, tashmë plotësisht të mundshëm. Administrata e re në SHBA është e orientuar drejt nje politike izolacioniste qe do te reflektohet me një destabilizim te mundshëm te vet SHBA-ve, por sigurisht edhe  me tërheqje të vëmendjes se administratës se re nga rajonet qe nuk konsiderohen si  vitale për interesat e SHBA-se. Ne një te ardhme te afërt, ne një klime gati se të rebelimit të hapur te segmenteve të ndryshme të shoqërisë amerikane, Evropa në përgjithësi e Kosova dhe populli shqiptar ne veçanti do te jene ne mëshire te fatit apo me mire te themi , ne mëshire të Perandorisë se re ruse dhe sateliteve te saj.

Për arsye legale, politike po edhe të sigurisë, se paku edhe për një kohe, Kosova nuk mund ta formoje ligjërisht ushtrinë e Kosovës. Formimi i xhandarmerisë se Kosove  has në të njëjtat vështirësi sikur krijimi i ushtrisë. Marrëveshja e Ahtisarit parasheh një konsensus te gjere për çdo ndryshim te rëndësishëm ligjor apo amandamentim të Kushtetutës. Minoriteti serb është politikisht plotësisht nen kontrollin e qeverise serb dhe në këtë drejtim nuk mund te mbajmë shpresa.

Mirëpo, Republika e Kosovës sot gati se ka plotësisht ne kontroll pjesën me te madhe te territorit te Kosovës,  ka ne dispozicion një popullsi lojale  brenda dhe jashtë Kosovës, disponon me një buxhet mbi dy miliard euro dhe rezerva devizore tjera prej afro 2 miliard euro ( te Trustit për Pensione), gëzon përkrahje te fuqishme prej shume shteteve  tjera miqësore ( SHBA-te, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqise etj)  dhe kryesorja, ballafaqohet me një shtet armik te demoralizuar dhe te rraskapitur nga krizat e vazhdueshme.

Një force ushtarake kosovare jo qe do te pengonte një aventure te ruse apo serbe, por edhe do inkurajonte një demokratizim të brendshëm serb. Shteti serb jeton ne konflikte dhe ne mitin e ushtarit te lavdishëm serb; Kosova sot , apo më mire te themi minierat e Kosovës  shihen si  një pre e lehte  qe stimulon vazhdimisht,  si ne eksperimentin e famshëm te Pavlovit,  apetitet grabitqare te elitave serbe.

Si te shkojmë tutje

Ne duhet te kemi një force te organizuar ushtarake qe është ne gjendje ti rezistoj një agresioni te mundshëm serb. Mirëpo nuk do me thëne që patjetër ajo force duhet te jete e organizuar si ushtri tradicionale, e aq me pak si institucion për te cilin na nevojitet aprovimi i qeverise serbe.

Janë disa parakushte për krijimin e ushtrisë. Megjithëse fokusi i publikut është tek legjislacioni, ne te vërtete për formimin e forcave ushtarake elementet kryesore janë :

         Kontrollimi I një territori te caktuar

         Popullsia lojale

         Mjete financiare te mjaftueshme apo resurse te bollshme materiale

         Ndihmen e aleateve, qofte ne pajisje apo ne trajnim.

Për Kosovën, elementi qe mungon janë mjetet financiare.  Ta paramendojmë një skenar te mundshëm ku qeveria e Kosovës ka një dispozicion 100 milion euro dhe vendo te blej armatim  me te. Llogaritjet e armiqve te Kosovës do te ndryshonin përnjëherë dhe qeveria serbe do te mendonte dy here edhe për lyerjen e trenit famëkeq serb e leje me  dërgimin e tij në Kosovë si kalin e Trojës. Po me  200 milion euro, po me 500 milion euro………çfarë sigurie dhe stablitieti politik dhe ekonomik do te mundësohej ne Kosove.

Një skenar i mundshëm

         Parlamenti i Kosovës me shumicë te thjeshtë bjen vendim për formimin e “Fondit për zhvillimin” e Kosovës I cili do te dedikohej ekluzivisht për mbrojtjën e Kosovës. Ne drejtim te atij fondi do te derdheshin mjete te ndryshme buxhetore por edhe kontribute vullnetare, posaçërisht prej mërgimtareve

         Në rast nevoje, dhe ne marrëveshje me opozitën, qeveria do te huazonte nga trusti pensional sasi te konsiderueshme mjetesh financiare  për blerjen e mjeteve te nevojshme për pajisjen dhe trajnimin e forcës ushtarake te Kosovës.

          Ne marrëveshje me qeverinë e Republikës se Shqipërisë, qeveria e Kosovës do te dërgonte  në Shqipëri (dhe ndoshta ne Turqi) për ushtrime ushtarake se pari djemtë e FSK-se n e me vone edhe shume  shume djem te tjerë qe duan te janë në shërbim te atdheut.

         Republika e Shqipërisë, me paratë e transferuara nga “ Fondi për zhvillim i Kosovës” do te blinte armatim te ndryshëm kryesisht për këmbësori dhe magazinonte atë ne kufi me Kosovën. Një pjese e atij armatimi do te iu shpërndahej djemve te FSK për tu ruajtur ne shtëpi .

         Krijimi i një dhome operative  te përhershme ne mes te oficereve te FSK dhe Republikës se Shqipërisë e cila do ta monitoronte situatën dhe rritjen e vazhdueshme te  kapaciteteve ushtarake te Kosovës.

Qëllimi

Funksionalizimi i një force ushtarake prej se paku 15-20 mije ushtaresh te trajnuar mire qe ne rast nevoje do te dyfishohej brenda disa orësh.

Dobitë

         Ndjenja e pasigurisë ne Kosove do te ulej ndjeshëm.

         Raport me i mire ne mes te pozitës dhe opozitës ne Kosove. Burimi kryesor i acarimit te marrëdhënieve pozite-opozite është ndjenja e pasigurisë dhe frika e vazhdueshme prej agresionit serb  nga një pjese  e madhe e popullatës.

         Krijimi i një pozite negociuese me te mire karshi shtetit serb

         Një integrim me i mire i minoritetit serb

         Ruajta e formale e  rendit kushtetues ne Kosove dhe respektimi i Marrëveshjes se Ahtisarit dhe njëkohësisht mosvënia ne pozite te keqe te aleateve tanë

         Vendosja e një hapi para drejt integrimit praktik ( po jo formal) me Republikën e Shqipërisë.

         Forca ushtarake kosovare realisht do te përdorej si force ndihmese (auxiliary) e Forcave te Armatosura te Shqipërisë dhe , ne raste nevoje,  mund te vihet ne përdorim për mbrojtjen e territorit te Shqipërisë. Pra kapacitet ushtarake mbarëshqiptare do te rriteshin ndjeshëm.

         Ne aspektin afatgjate, do te çimentohej shtetësia e Kosovës dhe respektimi i vullnetit te shqiptareve kudo qe janë

Pengesat e mundshme

         Koha. Funksionalizimi I forcës ushtarake duhet bëhej dje, se nesër mund te jete vone

         Qeveria e Republikës se Shqipërisë, e cila është politikisht e dobët dhe mund te bie pre e presioneve te disa shteteve evropiane  qe te mos ofroj ndihme këtij projekti.

Përfundim

Normalisht ka mundësi për kombinime te ndryshme siç është shfrytëzimi i FSK-se ne formën qe është sot për trajnimin e mijëra te rinjve ne përdorimin e armëve të lehte apo edhe  huazimi i eksperteve perëndimor dhe krijimi i një force mercenare. Kryesorja është ti ikim bllokadës mentale dhe obsesionit me ligjin për formimin e ushtrisë së Kosovës. Siç thotë një fjale popullor kineze“ për sa të ze maca minj, nuk ka lidhje a është e bardhe a e zeze”. Edhe në rastin tone, për sa te kemi kapacitete ushtarake qe na mbrojnë prej agresionit serb, nuk ka lidhje se a do ta quajmë ushtri apo organizate apo kompani apo edhe çete pionieresh apo në fund të fundit edhe një organizate pa emër e cila mund të mos jete mbuluar plotësisht me një kushtetute qe u aprovua nen presion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img