I pozicionuar me një diferencë të ndjeshme pas kandidatëve të tjerë referuar sondazheve, ky 62-vjeçar me një profil të ashpër, regjistroi një avancim të rrufeshëm një ditë më parë, me 44 për qind të votave, përballë një tjetër ish-kryeministri, Alain Juppé i cili fitoi së paku 29 për qind.
Ai që premtoi një “alternativë të përgjithshme” i shkaktoi një disfatë të thellë ish-presidentit Nicolas Sarkozy, i cili ishte një prej anëtarëve të ngushtë të kreut të qeverisë nga viti 2007 deri në 2012.
Ai parakaloi gjithashtu veteranin, Alain Juppé, 71 vjeç kryeministër i Jacques Chirac nga 1995 në 1997 i cili u pozicionua në krye të sondazheve përpara raundit të parë.
Sot, anketimet e pozicionojnë të majtën në pushtet të eleminuar që në raundin e parë të zgjedhjeve presidencialeve në prill. Raundi i dytë në maj do të ishte atëherë një përballje midis fituesit të së djathtës dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Vetëm nëse zgjedhësit francezë të mos i vënë në lojë, si rasti i zgjedhësve amerikanë apo britanikë që e çuan republikanin, Donald Trump në presidencën amerikane apo kur votuan për Brexit në Britaninë e Madhe.
“Akti i presidencialeve nis në një klimë të elektrizuar dhe të një dëshire të papërmbajtshme për të prishur skenare të shkruara kohë më parë”, shkruante sot e përditshmja ekonomike “Echos”.
“Një dinamikë shpërthyese është në proces”, u shpreh François Fillon një ditë më parë.
Sondazhi “Opinionway” dje në mbrëmje e paraqiste fitues me 54 për qind në raundin e dyrë, përpara Juppe (46 për qind). /Lajmi.net/
.