28,02,2025

98 raste me COVID-19 në Ferizaj, testimet vazhdojnë edhe sot

Must Read

Mbrëmë janë konfirmuar pesë raste të reja me COVID-19 në Ferizaj. Me këto raste, numri i të infektuarve në këtë komunë shkon në 98. Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë Kryetari Agim Aliu.

Aliu ka treguar se të gjitha rastet që u konfirmuan mbrëmë janë raste kontakti. Katër prej rasteve thotë se janë nga Mirashi, derisa personi tjetër që ka dal pozitiv ka lidhje me një fshat të Kamenicës.

“Pesë rastet që u konfirmuan mbrëmë janë të gjitha raste kontakti. Katër janë prej fshatit Mirash që deri tash atje janë 17 raste, derisa rasti tjetër ka lidhje me një fshat të Kamenicës. Deri tash, në Ferizaj janë 98 raste pozitive për COVID-19. Testimet do të vazhdojnë edhe sot, por nuk e di ende numrin e mostrave që do të testohen”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) mbrëmë ka njoftuar se janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V. Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img