04,10,2024

Marevci: Për të ardhur keq se si festohet dita e çlirimit të Ferizajt.

Must Read

Selim Marevci, ish-drejtor i Administratës në Ferizaj ka reaguar rreth organizimit dhe festimit të ditës së çlirimit të Ferizajt duke akuzuar udhëheqësinë aktuale të qytetit të Ferizajt se e kanë politizuar këtë festë.

Për më shumë lexoni reagimin e plotë të Marevcit:

Është për të ardhur keq se si festohet dita e çlirimit të Ferizajt këto vitet e fundit. Pa asnjë organizim të mirëfillt që do të jepte frymë kësaj feste ndër më të mëdhat që ka qyteti dhe shteti ynë.

Po ashtu ndjenj aspak e mirë kur sheh që tek varrezat e dëshmorëve, vendi që do të duhej të prezentonin një numër i madh i qytetarëve ferizajas, ka shumë pak qytetarë!

Lind pytja pse kjo gjendje?

Përgjegjësia fillimisht ju takon udhëheqësve të qytetit që fatëkqesisht edhe këto festa i kanë politizuar. Por, përgjegjësia ju takon edhe qytetarëve që pavarsisht neglizhencës së pushtetit lokal do të duhej që së paku në homazhet për dëshmorët duhet të i bëjnë obligim personal, sepse jam i vetëdishëm që respekti për ta është në zemrën e çdo shqipëtari!

Lutem zotit për ditë më të mira!

Urime dita e çlirimit!

Screen Shot 2016-06-12 at 9.03.44 PM

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img