26,04,2024

LDK-Kaçanik: Lajmi për “rrahje” në degën e LDK-së në Kaçanik ishte dezinformatë dhe qëllimkeqe

Must Read

Pas lajmit se në një nëndegë të  LDK-së në Kaçanik ,Dega e LDK-së në Kaçanik, me qëllim të informimit të drejtë dhe sqarimit të opinionit, lëshon këtë :

Komunikatë

Dezinformata lidhur me gjoja rrahjen në mbledhjen e nëndegës në fshatin Duraj-Gabrricë, e publikuar në disa portale, është qëllimkeqe dhe tendencioze ,që ka për qëllim të vetëm dëmtimin e Degës së LDK-së në Kaçanik dhe nëndegën e fshatit Duraj-Gabrricë.

Kjo nëndegë është themeluar dhe konsoliduar në mënyrë solide para gjashtë muajsh, është stabile dhe zhvillon aktivitet të ngjeshur në interes të LDK-së në Kaçanik dhe këtyre dy fshatrave.

Kjo si duket i ka penguar disa dhe tash përhapin dezinformata. Mbledhja me nëndegën e fshatit Duraj është mbajtur më 12 Maj 2016 në ora :20.00 në Restorant ” Jetmiri” në fshatin Duraj, ku kanë marrë pjesë kryesia e nëndegës dhe aktivistë të saj e në të cilën ka qenë prezent edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës,z.Adem Salihaj.

Mbledhja ka qenë plotësisht e qetë dhe pa asnjë problem, me një debat shumë konstruktiv dhe pa asnjë tension.Aty nuk ka ndodhur asnjë lloj ekcesi apo konflikti.

Njëri prej protagonistëve që përmendet në këtë dezinformatë , z.Adrian Salihaj, nuk ka qenë fare prezent në këtë mbledhje, kështu që s’ka pasur si të ndodh një konflikt i tillë.

Në anën tjetër është plotësisht e pasaktë se më 13 Maj 2016 është mbajtur ndonjë mbledhje e nëndegës së fshatit Duraj -Gabrricë në Restorantin ” Medi” , i cili nuk është fare në fshatin Duraj.

Kjo është informata e saktë dhe e plotë, ndërsa të gjitha versionet tjera janë dezinformata që kanë vetëm qëllime të këqija.

15.Maj 2016 Kryesia e Degës së LDK-së në Kaçanik.

Alban Hysa, zyrtar për informim, LDK dega në Kaçanik

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img