26,04,2024

Në fshatin Mirash shënohet dita e shkollës

Must Read

Strukturat komunale, miq e familjarë ishin mbledhur të premten në fshatin Mirash për të shënuar ditën e shkollës.

Shkolla fillore “Ali Hadri” në fshatin Mirash shënoi 75 vjetorin e themelimit të kësaj vatre diturie. Hapjen e këtij manifestimi e bëri drejtori i kësaj shkolle Bashkim Bytyqi, i cili ka vlerësuat tejet lartë rëndësinë e kësaj shkolle.

Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se pushtetit lokal i Ferizajt dhe Drejtoria e Arsimit, janë në dispozicion që të përdorin të gjitha mundësitë financiare dhe burimet njerëzore, për t’i ndihmuar shkollat që të realizojnë synimet e tyre fisnike.

“Sepse, siç e dimë të gjithë, nuk ka investim më të qëlluar se investimi në arsim dhe edukim”, ka thënë kryetari Svarqa.
Më këtë rast është shfaqur një program i pasur kulturo-artistik ndërkaq pran bustit të dëshmorit Astrit Bytyqi, janë vendosur edhe kurora më lule.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img