23,04,2024

Grat asambleiste të Ferizajt urojnë infermieret për ditën e tyre

Must Read

Kryesuesja e grupit të grave asambleiste të Ferizajt, Mimoza Sojeva-Pajaziti,  ka uruar ditën e infermierisë, atyre që çdo kohë gjenden afër pacientëve.

“Ne, jemi të vetëdijshëm që një shërbim shëndetësor më i mirë do të kërkojë njerëz që janë të gatshëm të ju përgjigjen detyrës në çdo ore të ditës e në çdo ditë të vitit – siç kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shumë infermiere në ditët e sotme. Data e sotme shënon datëlindjen e Florence Nightingale, femrës që vuri themelet e para të infermierisë botërore. Duke kujtuar punën e saj të palodhshme dhe aq humane, uroj që sistemi ynë i mjekësisë dhe infermierisë të avancohet edhe më tej dhe që vajzat e djemtë tanë të bëhen model për vendet e tjera. Një falënderim nga zemra shkon për të gjithë infermierët që pareshtur ndihmojnë njerëzit.” thuhet në urimin e drejtuar infermiereve nga Mimoza Sojeva – Pajaziti, kryetare e  Grupit të grave asamleiste të Ferizajt

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img