19,06,2024

Ferizaj: Diskutohet për zbatimin e ligjeve nëpër komuna

Must Read

Organizuar nga instituti GAP dhe organizata INPO, këtë të martë u mbajt tryezë diskutimi me temë “Zbatimi i ligjeve nga komunat”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishte kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryetari i Shtimes Naim ISmajli, kryetari i Kaqanikut Besim Ilazi, kryetari i Hanit te Elezit Rufki Suma, kryesues të kuvendeve, por edhe drejtorë të Drejtorive komunale.

Hapjen e tryezës e bëri Albulena Nrecaj nga organizata Inpo e cila këtë analizë e ka vlerësuar si të një rëndësie shumë të madhe me vet faktin se nga afër shihet edhe zbatueshmëria e ligjeve që janë të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Bekim Salihu nga Instituti Gap tha se kjo analizë politikash nxjerr në pah se shumica e qeverive lokale nuk i zbatojnë në plotësi ligjet. Bazuar në këtë hulumtim, mungesa e resurseve të kualifikuara njerëzore, kufizimet buxhetore, mungesa e konsultimit dhe koordinimit ndër institucional si dhe mungesa e llogaridhënies e përgjegjësisë janë disa nga shkaqet që ligjet në fuqi nuk zbatohen plotësisht nga komunat.

“Qëllimi i draftanalizës e cila është para jush, është pikërisht për këtë, për të parë se sa komunat i zbatojnë këto ligje që i miraton Kuvendi i Kosovës, por ne kemi gjetur që në shumicën e ligjeve dhe në shumicën e komunave që nuk i zbatojnë”, ka thënë Salihu.

Kreu i Qeverisë lokale të Ferizajt, Muharrem Svarqa shtroi disa aspekte si mosdefinimin e kompetencave në mes institucioneve lokale e qendrore. Sipas tij tek më vonë pushteti lokal duket sikur po i shkel ligjet e që nuk ndodh në parim por vetëm krijohet përshtypja e tillë.

“Në bazë të asaj që kam lexu përkundër disa vërejtje që mund të japim, të gjeturat janë të tilla sado që janë rezultat dhe pasojë e një mosfunksionimi në mes të pushtetit lokal dhe qendror. Të gjitha të gjeturat për mos zbatim të ligjit në komunën e Ferizajt, janë të ndërlidhura me këtë element sepse mos zbatimi i ligjit nuk është as qëllim, as synim i komunës së Ferizajt, por intervenimet e vonshme shpesh herë të ministrive përkatëse si dhe të komisionin ndërministror, komunën e Ferizajt, shpesh herë e kanë fut në një vorbull dhe në bazë të asaj është krijuar një përshtypje se komuna e Ferizajt nuk i ka zbatuar ligjet dhe kjo ka qenë e ndërlidhur ne veçanti me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor”, ka thënë kryetari Svarqa.

Kryetari i Komunës së Shtimes, njëherësh kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli pranoi se ka ngecje në zbatimin e ligjeve, por kërkoi të rritet komunikimi me organet qendrore që cilësia e ligjeve të përcaktojë edhe cilësinë e shërbimeve.

Edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma tha se ka përzierje kompetencash ndër institucionale, të cilat sipas tij po e dëmtojnë edhe pushtetin lokal.

Hulumtimi i Instituti GAP gjithashtu nxori se nga 400 ligje sa janë në fuqi, për zbatimin e 52 prej tyre apo 13% të ligjeve janë përgjegjëse komunat. U tha se gjatë punës së këtij instituti përgjatë viteve të fundit është hasur në raste të shumta moszbatimi i ligjeve nga ana e komunave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img