03,07,2025

Hani i Elezit: Protestuan ish punëtorët e kombinatit SharrCem

Must Read

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, sot në Han të Elezit protestuan ish punëtorët e kombinatit SharrCem, të cilët kërkuan nga autoritetet më të larta të vendit që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ta kthejnë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

Punëtorët u bashkuan te stacioni i trenit në Han të Elezit dhe vazhduan marshin drejt portës së Cimentos.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare, Xheladin Laqi gjykoj AKP-në për privatizimin ilegal të ish kombinatit “Sharr”, ku mbi 1 mijë e 100 punëtorë i largoi dhunshëm nga vendet e punës edhe pse ishin aksionar.

Ky Këshill ka prova të mjaftueshme kundër AKP-së, se ka shkelur të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare, dhe ka bërë privatizimin mbi privatizim.

Laqi ndër pesë kërkesat e tij kërkon nga Prokuroria e shtetit që urgjentisht të heton privatizimin e kësaj ndërmarrje dhe punëtorëve t’iu kthehet statuti i shoqërisë aksionare në vendet e punës dhe t’iu bëhet kompensimi për aq vite, që me dhunë u larguan nga vendet e punës nga uzurpuesit e fabrikës.

Protestuesit gjatë marshit brohoritshin poshtë AKP, poshtë uzurpatoret, qeveri t’i ku je klasën punëtore pa bukë e ke.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img