02,07,2025

Demokracia Studentore takon ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacollin

Must Read

Organizata  studentore Demokracia Studentore takoi ish-Presidentin e Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli, ku krerët e kësaj organizate kërkuan që studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, konkretisht Fakulteti i Hotelerisë dhe Turizmit të vizitojnë njërin nga Restorantet më të mëdha në Kosovë, atë të Swiss Diamond.

“ Falënderojmë z. Behgjet Pacollin për mundësinë që na dha që të vizitojmë njërin nga Restorantet më të madh në Kosovë Swiss Diamond me studentët e Fakultetit të Hotelerisë dhe Turizmit. Kjo vizitë do të bëhet për të njohur vlerat dhe benefitet e Hotelierisë dhe Turizmit, pasi  që Kosova ka shumë hapësirë mjaft të madhe në këtë sferë, por fatkeqësisht është lënë anash thuajse totalisht nga institucionet publike. Në vizitën që do të bëjmë do të ketë edhe një ciceron i cili do të shpjegoj gjithçka ka brenda Restorantit Swiss Diamond, ndërsa do të na shoqërojë edhe vet z. Behgjet Pacolli” tha ndër të tjera kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”  Mexhid Ramusa.

Behxhet Pacolli1 Behxhet Pacillo 2

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img