13,06,2024

Përkujtohen 28 dëshmorët dhe 32 martirët e rënë më 9 prill 1999

Must Read

Kaçanik – Në dy tubime përkujtimore të ndara, në “Lagje të Re” dhe “Rakoc”, janë përkujtuar në 17-vjetorin e rënies 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë më 9 prill të vitit 1999. Në vendin e rënies së 19 dëshmorëve dhe 24 martirëve, në Rakoc, kryetari i Komunës, z. Besim ILazi në fjalën e tij tha se duke kujtuar dëshmorët e Rakocit kujtojmë dëshmorët e Kaçanikut, duke kujtuar dëshmorët e Kaçanikut kujtojmëdëshmorët e Kosovës.

”Gjaku i tyre u bë simbol lirie e pavarësie, falë gjakut të tyre ne shijojmë lirinë” tha mes tjerash Kryetari Ilazi ,ndërsa shtoi se sot kjo ditë ka edhe një kuptim tjetër, shënimin e ditës së kushtetutës,e pa sakrificën e të gjithë të rënëve nuk do të kishim këtë kushtetutë.

Ndërkohë në fjalën e rastit ish zëvëndës komandanti i Brigadës 162 Agim Bajrami Hajrush Kurtaj, përmbledhi kujtimet për ngjarjen e 9 Prillit.

“ Në këto tubime si ky sot, ne përkujtojmë të rënët e 9 prillit 1999, por këtu jemi edhe me një qëllim tjetër shumë fisnik, sepse në një ngjarje si kjo ne marrim frymëzime të reja dhe motiv shtesë për angazhimet tona të mëtejme ndaj atdheut dhe idealit me të cilin u frymëzuan, luftuan dhe ranë dëshmorët e UÇK-së” , u shpreh mes tjerash Kurtaj.

Në këtë tubim përshëndetën edhe Besnik Bajra nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- dega në Kaçanik si dhe në emër të familjeve të dëshmorëve Shaban Çaka.
Në lagjen e re në tubimin përkujtimor Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi përshëndeti të pranishmit në emër të Komunës së Kaçanikut.

”Të rënët qëndruan të bashkuar në mbrojtje të atdheut, andaj edhe ne sot duhet të jemi të bashkuar e të unifikuar si asnjëherë më parë, të punojmë për të ndritur dhe lartësuar madhështinë e heronjëve dhe martirëve të cilët ranë për të mbrojtur atdheun” tha Drejtori Kamishi.
Veterani në arsim Izet Krivenjeva, falenderoi të pranishmit, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të përkujdesen për pllakat përkujtimore, kësisoj këto monumente të mbesin gjithmonë nën përkujdesjen e qytetarëve.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së foli Shefket Troni

“ 17 vjet më parë 9 Prill 1999, shumë të rinjë e të reja, luftëtarë të paepur të krahinës sonë, luftuan me guximin dhe vendosmërinë e ushqyer nga ideali i tyre i pastër për një Kosovë të lirë e të pavarur” tha Shefket Troni.
Të pranishmit në emër ta familjes së dëshmorëve i përshëndeti Selajdin Troni.
Në dy këto tubime u shpalos një program i pasur kulturo artistik. Pranë pllakave përkujtimore e të rënëve janë vendosur kurora lulesh, ndërsa më pas janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Në Betejën e 9 Prillit, në “Lagje të Re” ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në 25 vjetorin e çlirimit të Ferizajt mbahet ekspozita me fotografi “Gratë në rrugën e lirisë”

Gratë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trimëreshat, heroinat e luftës për liri, gratë e lirisë - në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img