Ferizaj.26.09.2018. Aktivitetet për nder të “Epopesë së Jezercit”, kanë vazhduar edhe gjatë pasdites. Në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, është mbajtur turnir në futboll të vogël, ku morën pjesë 8 ekipe nga institucionet më të rëndësishme në Ferizaj.
Hapjen e këtij turniri e bëri drejtorja e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit, Xhemile Murati- Shabani e cila tha se në mesin e shumë dëshmorëve të rënë, ka pasur dëshmorë që kanë qenë sportistë e artistë, prandaj këto aktivitetet sportive po bëhen në nderim të tyre.
Ndërsa, Luan Jahiri, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila organizatë ishte edhe nikoqire e këtij turniri, tha se para 20 viteve është bërë shumë sakrificë për të arritur këto ditë.
Kurse Udhëheqësi i Sektorit të Sportit në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, u shpreh se ky turnir është simbolik, por ajo që e karakterizon këtë turnir është se kanë arritur të bëjnë bashkë shumicën e institucioneve.
Të nderuar që morën pjesë në këtë turnir u shprehën edhe përfaqësues të ekipeve pjesëmarrëse.
Në këtë turnirë morën pjesë ekipi i Komunës së Ferizajt, Gjykatës, Policisë, KEDS-it, ATK-së, OVL- e UÇK-së, ekipi i FSK-së dhe Posta e Kosovës.