12,03,2025

4 mijë euro për tu bërë veteran i UÇK-së

Must Read

Tre deri në katër mijë euro dyshohet të jetë paguar për një vend në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka thënë Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, në emisionin “Sot” të KTV-së.

“Në bazë të informatave, në bazë të takimeve që kam me veteranë kanë ndodh shumë raste që më kanë thënë në tavolinë se ka raste që kanë dhënë mjete”, ka thënë Qeriqi, përcjell Koha.net. “Sa kam dëgjuar ka qenë deri në 3 mijë 4 mijë euro për të qenë pjesë e listës dhe për të përfituar pensionin të veteranit të luftës”, ka shtuar më tej ai.

Deklaratën e Qeriqit në lidhje me këtë akuzë mund ta dëgjoni në minutën e 11 të videos së më poshtme. Ndërse Qeriqi, në bisedën që ka pasur sot në KTV ka folur edhe për shumë çështje të tjera të cilat lidhen me veteranët dhe kërkesat e FMN-së drejtuar Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img