22,12,2024

39 për qind e studentëve studiuan në kolegje private

Must Read

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë përgatitur “Statistikat e Arsimit 2015/2016”.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas një njoftimi për media, nga rezultatet të dala nga publikimi “Statistikat e Arsimit 2015/2016”, del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ishte 27 508, prej tyre në sektorin publik 26 154 fëmijë ose 95.1%, ndërsa në sektorin privat 1 354 fëmijë ose 4.9%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 263 779, prej tyre në sektorin publik ishin 261 136 ose 99%, ndërsa në sektorin privat 2 643 ose 1%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 87 847, prej tyre në sektorin publik 85 377 ose 97.2%, ndërsa në sektorin privat ishin 2 470 nxënës ose 2.8%.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të nxënësve në arsimin special në vitin arsimor 2015/2016 ishte 357 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar në vitin akademik 2015/2016 ishte 120 429 studentë, prej tyre në universitetet publike 73 111 studentë, ose shprehur në përqindje ishin 60.7%, ndërsa në kolegjet private ishte 47 318 studentë, ose 39.3%.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img