04,05,2024

“Mysliman është ai, nga dora dhe gjuha e të cilët të tjerët ndihen të qetë dhe të pa lënduar”

Must Read

Profesori në Fakultetin e studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka bërë thirrje për solidarizim me dhimbjen e humbjes së njerëzve të pafajshëm në Nicë të Francës, e kudo tjetër në botë.

Sipas tij, përgjigje më adekuate dhe më e plotfuqishme ndaj rastit të fundit në Nice, si dhe shumë e shumë të tjerëve pararendës, nuk ka se sa thënia e të dërguarit Muhamed: “Mysliman është ai, nga dora dhe gjuha e të cilët të tjerët ndihen të qetë dhe të pa lënduar…”, ka cituar Hamiti.

Prandaj, ka thënë më tej ai, çdo individ i cili thirret në emër të Islamit, por del jashtë kësaj formule të artë; duke fyer, urrejtur, vrarë si dhe terrorizuar njerëz të pafajshëm e në pabesi, nuk mund të jetë assesi pjesë e Islamit e as trungut të shëndosh të komunitetit mysliman në botë.

“Shpirti është shpirt për të gjithë njerëzit barazisht. Ai nuk dallon nga njëri tek tjetri. Njashtu, edhe dhimbja për largimin e tij nga kjo botë është e njëjtë tek çdo krijesë humane, pa dallim etnie, race dhe përkatësie religjioze”, ka thënë Hamiti. “Zot i yni dhe i Gjithësisë ! Të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në Nice si dhe kudo tjetër në botë, jepu durim dhe forcë”, ka shtuar më tej ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img