26,04,2024

32-vjeçari me të meta mendore i vë flakën shtëpisë së tij në Ferizaj, arrestohet nga Policia

Must Read

Një incident zjarri është raportuar sot rreth orës 08:55 në stacionin policor në Ferizaj, pasi një shtëpi në fshatin Pojatisht është përfshirë nga flakët.

Burimet të mediave brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se shtëpisë i është vënë flaka nga 32-vjeçari (emër i njohur për redaksinë), i cili banon në atë shtëpi.

Sipas burimeve, një dëshmitar ka deklaruar se i dyshuari i ka vënë zjarrin njërës nga dhomat e shtëpisë.

Me të marrë informatën, njësia reaguese dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë lokalizuar zjarrin dhe është kapur personi i dyshuar, i cili më pas u shoqërua në stacionin policor.

Sipas familjarëve të të dyshuarit, 32-vjeçari, i cili ka shtetësi amerikane, është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme mendore, me ç’rast ka qenë i pamundur intervistimi i tij nga sektori i hetimeve.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore është ftuar një ekip i Emergjencës që të intervenojë për trajtim tek i dyshuari, por i njëjti ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e cila ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në ndalim për 48 orë dhe ndaj tij të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Gjilan

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img