18,11,2024

28 vajza nga Kosova fillojnë studimet në sektorin e energjisë në Iowa

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marr pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy”, dhe në shpalljen e vitit akademik 2019/2020 në “Des Moines Area Community College” (DMACC) si Viti i Kosovës.

Thaçi në fjalimin e tij në këtë ceremoni që u mbajt në kampusin e DMACC në Des Moines, Iowa, u shpreh i lumtur me programin “Women in Energy”, dhe me përfshirjen e 28 vajzave nga Kosova si studente që do të specializohen në sektorin e energjisë.

“Ky program është i veçantë në shumë rrafshe”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar më tej se “E para, ofron përgatitje profesionale për një sektor të rëndësishëm në Kosovë, pra për sektorin e energjisë. E dyta, përkrah përfshirjen më të madhe të gruas në sektorin e energjisë duke kontribuar kështu në fuqizimin e përgjithshëm të gruas në shoqërinë kosovare. Dhe e treta, shënon zgjerimin e bashkëpunimit në mes Iowas dhe Kosovës në një sektor tjetër të rëndësishëm, atë të energjisë”, tha Presidenti Thaçi.

I pari i shtetit shtoi se 28 studentet e nga Kosova, se dëshiron që të përfundojnë me sukses studimet dhe të marrin rolin që u takon në shoqëri.

“Dëshiroj t’i përfundoni me sukses studimet, dhe të merrni rolin që u takon në industrinë dhe në shoqërinë në Kosovë. Ju do të jeni inspirim edhe për vajza e gra tjera në Kosovë”, ka thënë presidenti.

Ai falënderoi edhe MCC të Kongresit Amerikan, projektin e tyre në Kosovë të udhëhequr nga Petrit Selimi si dhe “DMACC” për fillimin e këtij programi.

Në ceremoninë inauguruese, folën edhe Guvernatorja Kay Reynolds, Presidenti i DMACC Robert Denson, Nënkryterja e MCC Lana Stoll, Sara Olmstead dhe Petrit Selimi nga MCC në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img