17,05,2024

243 gjoba për ndotësit e ambientit për dy muaj

Must Read

“Let’s Do It Kosova” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Përmes një komunikate për media, thonë se bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit maj dhe qershor janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba mandatore.

“Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajit maj – 152 gjithsej – sesa gjatë muajit qershor, 91 gjithsej. Lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate”, thuhet në komunikatë.

“Let’s do it Kosova” thotë se komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara për muajin maj janë: Komuna e Ferizajt me 36 gjoba, Komuna e Mitrovicës me 24 gjoba, Komuna e Prishtinës me 17 gjoba po aq sa ka edhe Komuna e Pejës. Gjatë këtij muaji, gjashtë gjoba i ka shqiptuar Komuna e Suharekës, pasuar nga komunat, si: Malishevë e Vushtrri me nga pesë gjoba të shqiptuara.

Po aq ka shqiptuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë këtij muaji. Në Junik, Prizren dhe Kamenicë janë shqiptuar nga katër gjoba, ndërsa tri gjoba janë shqiptuar në komunat si Klinë, Deçan dhe Gjakovë. Nga dy gjoba kanë shqiptuar komunat, si: Skenderaj, Hani i Elezit, Rahovec, Shtime, Lipjan dhe Drenas. Nga një gjobë kanë shqiptuar Gjilan dhe Obiliq, derisa me zero gjoba për muajin maj janë komunat si Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik dhe Istog.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img