07,11,2025

22 vjeçarja e zhdukur i dorëzohet familjes

Must Read

Vajza 22 vjeçare Arbnora Dobraj nga qyteti i Skenderaj e cila ishte lajmëruar e zhdukur para disa ditëve nga familjarët e saj ishte gjetur në Maqedoni.

Jo zyrtarisht mësohet se Arbnora Dobraj është dorëzuar tek autoritetet e Kosovës, pra pranë familjes së saj të cilët ishin vënë në kërkim të saj pas informacioneve që ajo kishte kaluar kufirin dhe gjendej në vendin tonë.

Ndonëse nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dal nga shtëpia kishte pasur një takim pune e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi.

Pas disa ditëve ajo kishte nisur një porosi tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen.

Për të gjetur Arbnorën, ishte vënë në lëvizje vëllai dhe i fejuari i saj e më pas përmes autoriteteve policore ajo ishte zbuluar se kishte kaluar kufirin drejtë Maqedonisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img