03,05,2024

PAI: Ashkanlitë nuk janë me një thes me komunitete tjera

Must Read

Ditë me parë në disa media elektronike dhe portale online, është publikuar një shkrim i z.Denis Galueshi Gazetar i redaksisë Rome në televizionin publik RTK, me titullin ,,Roma+Ashkanli+Egjiptian” = Roma.
Me këtë shkrim z.Galushi ka prek ndjenjat e komunitetit Ashkanli dhe Egjiptian, sepse ai në shkrimin e tij, tri komunitetet i pasqyron në një komunitet .
Partia e Ashkanlive për Integrim këtë shkrim e vlerëson si ofendim dhe sulm ndaj komunitetit Ashkanli dhe atij Egjiptas, Ne jemi për respektin e të shprehurit të fjalës së lirë, sepse këtë ja garanton ligji çdo individi, por jo edhe duke shkelur ligje tjera e Kushtetutën e vendit, sepse z.Galushi dhe gjithë të tjerët e mendimit tij, duhet të janë vetëdijshëm që Ashkanlit dhe Egjiptasit janë kategori kushtetuese në Kosovë, po ashtu kanë historinë dhe kulturën e tyre, në të cilën ata besojnë dhe janë bindur në faktet që posedojnë.
Gazetari Galushi duhet të kërkon falje publike për gafin që ka vepruar, sepse ka përgjithësi publike në rolin që mban, PAI dënon dhe kundërshton gjuhën e secilit person, që ofendon dhe trajton komunitetin tonë me një thes, sepse ne jemi të vetëdijshëm çfarë jemi dhe nga jemi, një gjuhë e tillë si e z.Galushi pos që është ofendim dhe mohim ndaj një komuniteti, ai ka vepruar edhe shkelje të rënda ligjore në R. Kosovës.
Andaj PAI fton z.Galushi për kërkim falje publike, sepse ai nuk është autoriteti i duhur dhe shkrimi i tij nuk bazohet në as një fakt për atë që ka deklaruar.
PAI Deklarohet që jemi për të respektuar çdo komunitet dhe individ ashtu siç ai ndjen vetën, jemi për të respektuar fjalën e lirë, dhe të menduarit ndryshe, por jo duke mohuar dhe ofenduar një komunitet e një popull, thuhet në komunikatën lëshuar nga Partia e Ashkanlinjëve për Integrim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img