18,09,2025

194 është numri i telefonit që ferizajasit mund të thërrasin për rastet e dyshuara me CoronaVirus, deri sot, asnjë rast i konfirmuar

Must Read

Qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus. Kjo pasiqë me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19.

Njëkohësisht, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaj ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.

Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është mëse i domosdoshëm për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë.

Kujdes PO, panik JO!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img