09,05,2024

16 vjeçari me sindrom down, fillon punën si farmacist

Must Read

Është vetëm 16 vjeçar, por punën e bën me shumë dashuri. Ka një kromozom më shumë, por kjo nuk e pengon të kryejë punën si mos më mirë.

Është ky Leart Gashi nga qyteti i Ferizajt, i cili ka filluar punën si farmacist në njërën nga barnatoret e këtij qyteti.

Ndonëse ka vetëm një javë që ka filluar punën, për kolegët e tij është një shok i pazëvendësueshëm.

“Learti ka filluar punën që një javë. Është koleg shumë i mirë. Ne jemi të kënaqur me të. E duam shumë i gjithë stafi dhe e presim në punë gjithmonë të lumtur”, shprehet për RTV Dukagjinin, Albana Ahmeti.

Me një emocion të papërshkrueshëm punën e Leartit po e përjeton edhe nëna e tij, Ganimete Gashi. Ajo ka thënë se kur e sheh atë duke punuar, i bëhet zemra mal, përcjell Telegrafi. “Jam shumë e kënaqur për punën që ka filluar Learti në barnatore. E falënderoj punëdhënësit për mundësinë që i ka dhënë”, shprehet nëna e Leartit, Ganimete Gashi. Buzëqeshja në fytyrën e Leartit, derisa priste klientët, tregonte më së miri dashurinë ndaj asaj që bënte.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img