25,04,2024

13 persona shoqërohen në polici, kapen duke luajtur bixhoz në një kafene

Must Read

Mbrëmë, rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën,,Vëllezrit Gërvalla “ në një kafeteri në Ferizaj po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i bixhozit.
Në lidhje me këtë ekipe të policisë së rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të lokacionit, ku aty kanë hasur trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë (6) pajisje tabletë, shtatë (7) paketime të letrave të bixhozit dhe para dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë (2639) euro, të cilat janë sekuestruar.
Të gjithë personat janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dhjetë (10) personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore. Rasti është cilësuar “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img