05,05,2024

12 vjet burg për të akuzuarin në Ferizaj

Must Read

Një person është dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale, e kryer në vitin 2004.

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar sot me 12 vjet heqje lirie të pandehurin H.S., për shkak se ka kryer veprën penale vr asje, ndërsa i njëjti është liruar nga akuza për shkak të veprës penale vr asje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rrugën ”Astrit Bytyqi” – Ferizaj, ka vr arë Sh. N.

Pas kryerjes së vr asjes, i akuzuari është larguar, por në vendin e ngjarjes i kanë mbetur portofoli me dokumente personale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img