03,07,2025

1 rast i ri me COVID-19 në Ferizaj dhe 1 i shëruar

Must Read

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 1 rast të ri pozitiv me këtë virus në Ferizaj, që çon në 142 numrin e rasteve aktive, dhe 1 të shëruar që çon në 648 numrin e të shëruarve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img