Tahiri shprehet se trafiku i drogës me mjete nga më të ndryshmet është fenomen botëror, pasi në Amerikë kanë arritur të bëjnë edhe tunele nëntokësore, kanë përdorur edhe nëndetëse.
Sipas ministrit fluturime avionësh të tillë si në rastin e Ishmit janë një shqetësim në të gjithë Evropën. Tahiri akuzon Bashën se kur ishte ministër, ai dhe Flamur Noka, trafikantet as nuk kishin nevojë të eksperimentonin, pasi sipas ministrit kishin më kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa për të bërë dallimin.
“A ishte ky Ministër i Brendshëm kur Lazarati i rritej mu nën hunde? A di njeri të ketë shprehur një herë të vetme ndonjë shqetësim a të ketë folur publikisht për këtë çështje? A di njeri të ketë lëvizur një herë të vetme gishtin për ta luftuar këtë fenomen?Nuk i kishte sytë në ballë Luli, atëherë Ministër i Brendshëm, të shihte jo vetëm Lazaratin që ujitej me zjarrfikëset e Gjirokastrës, por të gjithë vendin që ishte mbjelle me Kanabis?”, shkruan Tahiri.
Opozita është e mirëpritur të na bashkohet në këtë betejë qe do e fitojmë pa diskutim, në çdo cep të vendit. Kjo është beteja jonë për ti lënë trashëgimi fëmijëve tanë një Shqipëri më të drejtë e më të denjë”, shkruan ministri Tahiri.