29,04,2024

​Ferizaj në kolaps energjetik

Must Read

Paraditën e së shtunës Ferizaj është gjindur në kolaps të plotë energjetik.Ushtima e gjeneratorëve të biznesve tregtare është bërë e padurueshme në vetë qendrën e qytetit.Qytetarët me këtë mungesë të energjisë janë duke u përballur gati që një javë.

Kjo,siç ka njoftuar KEDS-i për shkak të disa punimeve që është duke i kryer në rrjetin elektroenergjetik, ndërsa që nga dje në mbrëmje ndërprerjet e rrymës janë bërë më të shpeshta, për të kaluar në një gjendje kolapsi gjatë paraditës së sotme.Burime brenda korporatës kanë thënë se shkak është bërë një kabllo në një transformacion e cila nuk po e duron ngarkesën e madhe.

Këto mungesa po i vuajnë qytetarët në këto ditë dimri, kur në një numër i madh i amvisërive por edhe bizneseve janë të varura nga energjia. KEDS-i i mbylllur në vetvete lëshon komunikata vetëm për punët që është duke i kryer dhe rajonet në të cilat këto punime po kryhen.

Por, këto ndërprerje enorme të energjisë asnjëherë nuk po thuhet se po bëhen nga defektet të cilat KEDS-i po e ka vështirë t’i elminojë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img