22,12,2025

​Erdogan: Trump s’do jetë i ashpër ndaj myslimanëve

Must Read

Fitorja e miliarderit në zgjedhjet e 8 nëntorit krijoi shumë pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë këtu dhe një pjesë të establishmentit republikan, por jashtë kufijve, ata që patën fërkime me administratën Obama, presidencën e Trump e shohin si mundësi të mirë për një fillim të ri.

“I telefonova Trumpit ditën pas fitores dhe ai mu përgjigj. Të dy ramë dakord se duhet bërë shumë për sa i takon të ardhmes së marrëdhënieve amerikano-turke. Unë vetë nuk mendoj se ai do të ndjekë një linjë aq të ashpër kundër myslimanëve. Në fakt, pas atyre që tha gjatë fushatës e ka korrigjuar veten në deklaratat e fundit mbi këtë çështje”, u shpreh Erdogan.

Këto komente, presidenti turk i bëri gjatë një interviste për një televizion izraelit ku foli dhe për cilësitë që duhet të ketë udhëheqësi i një kombi.

“Çdo vendi i duhet një lider i fuqishëm që të ecë përpara. Kur nuk ka udhëheqës të tillë, vendi nuk përparon dot. Një shtet që nuk ka në krye  drejtues të forte, është i destinuar të rrëzohet”, shtoi Presidenti turk.

Kjo ishte hera e parë që Erdogan fliste për një media izraelite që prej ashpërsimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të incidentit të flotiljes së aktivistëve turq në 2010-tën.

Izraeli dhe Turqia i normalizuan marrëdhëniet mes tyre në qershor, të shtyrë nga perspektiva e një pakti tejet fitimprurës gazi në zonën e Mesdheut si dhe nga frika e përbashkët mbi rreziqet e sigurisë në Lindjen e Mesme.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img