25,04,2024

Zyrtarë të OSBE-së vizitojnë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj

Must Read

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Basri Shabani, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot ka pritur në takim zyrtarët nga OSBE .

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Rajonale të Policisë në Ferizaj, Drejtori Rajonal, fillimisht i falënderoi  zyrtarët, për vizitën e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme që ofron kjo organizatë për policinë dhe e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur .

Drejtori Shabani , përmes një prezantimi gjithëpërfshirës të strukturës organizative dhe funksionimit policor, para të pranishmëve prezantoi vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat strategjike të policisë rajonale, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në rajonin e Ferizajt.

U veçua se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bashkëpunim shumë të mirë me OSBE, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen në disa projekte të përbashkëta, trajnime e seminare të ndryshme dhe hartimin e strategjive të policisë së Kosovës.

Gjatë takimit, veç tjerash u diskutua siguria e përgjithshme ne rajon, me theks të veçantë , u diskutua nisma nga OSBE për hartimin e një pilot-projekti të përbashkët që do të fillon me trajnimin e zyrtarëve policor të këtij rajoni për mbrojtjen e mjedisit hapësinor.

Janë përpjekje të shumta të policisë së Kosovës , institucioneve tjera publike , por edhe shoqërisë civile për të mbrojtur mjedisin. Janë raste të shumta të ndotjes së ambientit , shkretërimit të pyjeve, eksploatimit pa kritere të lumenjve, e kështu ngjashëm që e dëmtojnë dhe degradojnë mjedisin hapësinor. Mu për këtë, në këtë takim u dakorduan që, OSBE të hartojë dhe prezantojë së shpejti pilot-projektin për mbrojtjen e mjedisit.

Në takim të dyja institucionet u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve , me qëllim të avancimit të mëtejmë të policisë rajonale të Ferizajt, për synim të mbrojtjes së mjedisit .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img