19,04,2024

Zyrtare: Ministrat serb “ngrijnë pjesëmarrjen” në Qeverinë e Kosovës

Must Read
Lista Serbe

Sipas tyre, ky vendim është marrë pasi që atyre u është mohuar e drejta për të dhënë vërejtjet e tyre gjatë hartimit të ligjit për kombinatin Trepça, transmeton lajmi.net.

Zëvendëskryeministrit Branisllav Stojanoviq dhe ministrat Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq në një njoftim të përbashkët kanë vlerësuar se është shkelur brutalisht marrëveshja e koalicionit për pjesëmarrjen e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, në të cilën kemi hyrë në bazë të marrëveshjes së koalicionit, në atë moment nga partitë më të mëdha shqiptare jemi refuzuar si Listë Serbe që të kemi pjesën tonë të përgjegjësisë në procesin e vendimmarrjes për temat që janë të rëndësisë së veçantë për popullin tonë”, thuhet në njoftim.

“E ngrijmë pjesëmarrjen tonë në punën e Qeverisë së Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritar ku prania jonë ishte vetëm formale, e jo domëthënese, pa i marrë parasysh dhe pa i përfillur qëndrimet tona për të ndikuar në marrjen e vendimeve”, thuhet tutje në njoftim.  /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img