16,04,2024

Zyrtare: Gjykata Speciale fillon punën nga 1 janari 2017

Must Read
Gjykata Speciale

Lajmi është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku konfirmohet se marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017”, vijon njoftimi

“Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë më parë ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd. Ai ka thënë se do të zhvillojë hetimet e tij “pa frikë dhe pa asnjë favor”.

Schwendiman ka theksuar se “është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj çfarë po bën, por në punën e tij do të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe nga ligji.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img