29,03,2024

Zyrtarët e CEFTA-s nuk vijnë në Kosovë shkaku i taksës

Must Read

Sot, në Prishtinë ka nisur “Java e CEFTA”-së, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.Ky takim shënon përmbylljen e suksesshme të Kosovës me Marrëveshjen e CEFTA-së, ku u zhvilluan tri sesione në fushën e tregtisë në shërbime, lehtësimit të tregtisë dhe operatorëve të autorizuar ekonomik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala diskutoi për problemet me Serbinë, me ç’rast tha se Serbia ende nuk po i pranon targat e Republikës së Kosovës, pasi që ato përmbajnë emrin e shtetit dhe flamurin.

“Kosova po zbaton CEFTA-n që nga viti 2006 dhe ajo po i zbaton detyrimet e saj. 3 nga 7 vendet e CEFTA-s nuk e njohin Kosovën. Delegatët zyrtarë të të gjithave vendeve të CEFTAS-s kanë treguar mirëkuptim të vazhdueshëm. Janë disa çështje te CEFTA, që shërbyesit civil nuk mund ti zgjedhin p.sh importet apo eksportet tona. Serbia nuk po i pranon targat tona, tiketat tona pasi që ato përmbajnë emrin e shtetit tonë dhe flamurin tonë”.
Ai shtoi se përqindja e importeve të BE-së në të gjitha vendet e CEFTA-s është 60 për qind ndërsa për Kosovën është 40 për qind, për të cilën mendon se është shkatërruese për kompanitë nga Kosova.

David Cullen, përfaqësues i Komisionit Evropian, tha se arsyeja pse shumë nga përfaqësuesit e CEFTA-s nuk janë pjesë e kësaj konference është pikërisht vendimi i fundit për vendosjen e masës.

Cullen tha se vendimi i fundit i Kosovës është jashtë rregullave të marrëveshjes së CEFTA-s.

Ai paralajmëroi se CEFTA po përgatit një raport për të gjitha ato vende që i kanë shkelur marrëveshjet e kësaj të fundit.“Dua të them ironikisht derisa është vendosur masa ndaj Serbisë kryesimi ndaj Kosovën ka qenë i suksesshëm. Në rrethana normale ne do fokusoheshim në përparime, por ato u hijezuan nga zhvillimet e fundit. Institucionet e BE-së kanë hapur një derë mundësie për Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes për furnizim me energjinë, Kosova nuk ka energji të mjaftueshme.
Ai tha se si pasojë e mundësisë për të lëvizë lirshëm prapë rritet kostoja e transportit. Sipas tij ajo që është fondamentale është që një fabrikë me konkurruar lirshëm, por energjia e ka bllokuar këtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img