Ferizaj

Zjarri rrezikon shkollat në Ferizaj, nuk shpëtojnë edhe pa dëme (Foto)


Publikuar më:


Ferizaj. 20.02.2019.  Rreth orës 12:00  hapësirat  rreth shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe  Gjimnazit   “Kuvendi i Arbërit” janë përfshirë nga një zjarr.

Për këtë u deshtë edhe intervenimi i zjarrfikësve për  të shuar zjarrin  dhe evituar  rrezikun  e përfshirjes  edhe të objekteve rreth shkollës.

Por ky zjarr i cili sipas disa dëshmitarëve u shkaktua nga disa persona të papërgjegjshëm nuk shpëtoi edhe pa dëme. Zjarrin që shkaktuan në shumë pjesë  rreth shkollave kaploi edhe një pjesë  të serrës në shkollën  e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”  i cili  falë intervenimit të shpejtë  u shua por  ai kishte dëmtuar një pjesë të serrës.

Bari i thatë në këto pjesë ende paraqet rrezik dhe nga përgjegjësit e këtyre institucioneve shkollore kërkohet nga organet kompetente dhe policia që të merren masa dhe këta kryes të këtyre veprave të sillen para drejtësisë. Gjithashtu kërkohet  nga Policia e Ferizajt që të kthehen sërish policia në komunitet, me rroba civile, dhe të ofrojnë siguri për nxënësit dhe objektet shkollore.

To Top