24,04,2024

Zjarri përfshin malet dhe pjesë të fushave në fshatrat e Ferizajt

Must Read

Ferizaj. 10.03.2019. Në tre fshatra  të ndryshme të kmunës së Ferizajt rreth mesidtës  janë përfshirë nga zjjarri.

Zjarri  në fshatin Gllavicë, afër Koshares  së Ferizajt ka përfshirë pjesët malorë dhe një pjesë të fushës. Për këtë edhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në teren dhe po merren me lokalizimn e tijë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Qendra e Brigadës së zjarrfikësve në Ferizaj.

Sipas kësaj Qendre  edhe dy ekipe tjera janë në intervenim, njëra në fshatin Mirash dhe tjetra   rreth magjistrales Ferizaj-Prishtinë.

Ngritja e temperturave ditëve të fundit ka bërë që bari i thatë  të jetë shumë lehtë i ndezshëm e që po u sjell probleme edhe pronarve të pyjeve por po rrezikon  edhe pasuritë e qytetarëve  të cilat kanë shtëpitë rreth këtyre vendeve.

Bazuar në informatat që ka marrë Ferizajpress, shkaktarë të këtyre  zjarreve janë persona të papërgjegjshëm të cilët po i shkaktojnë këto zjarre me qëllim.

Ditë më  parë zjarret e shkaktuara  nga këta persona kishin rrezikuar edhe dy shkollat e mesme afër  Palestrës së Sporteve Bill Clinton ku  ishin shkaktuar edhe dëme materiale.

Pronarët e  këtyre zonave të prekura nga zjarri bëjnë apel të organet e rendit që të merren  masa ndaj këtyre keqbërësve dhe të sillen para drejtësisë, të cilët po rreziokojnë pronat dhe pasurinë e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img