24,04,2024

Zjarrfikësit bëjnë Apel për qytetarë

Must Read

Qytetarë të nderuar, kur vetëm jemi në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit ,e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit,

APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit ne fazën e parë të shfaqjes, ku do që ai mund te paraqitet.

Reagimi ne rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!

Ne situata kur nuk jeni ne mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet te lajmëroni rrezikun, duke ndjeke hapat si me poshtë.

• Informimin mundë ta bëni ne qendrën operative emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund te thirrni edhe ne këta numra:

• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

• Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,

• Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

 Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img