03,07,2025

Zjarr në Ferizaj, digjet një kamion dhe një bager

Must Read

Ferizaj. 03.02.2019.  Në orët e hershme të ditës së sotme ,rreth orës 4:00  në rrugën  Nora Kelmendi  ka shpërthyer një zjarr.

Me këtë rast janë djegur një Bager dhe një kamion. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin

Rastin e ka konfirmuar edhe nënkoloneli Basri Shabani nga policia Rajonale e Ferizajt.

“ Në orët e hershme të mëngjesit   ka shpërthyer një zjarr në rrugën “Nora Kelmendi”. Zjarri së pari ka kapluar një deponi të mbeturinave, që kryesisht kanë qenë materiale plastike e që pastaj janë përfshirë edhe një kamion dhe një bager. Për fat të mirë  nga ky rast nuk ka të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet dhe njësitë e policisë  janë duke u marrë me rastin” ka thënë Shabani

Video
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img