24,04,2024

Zgjedhjet në Drenas: PDK e LDK dënohen me nga 1200 Euro

Must Read
PDK/LDK

Plotësim – Dy ankesat e KDI/DnV, ndaj dy subjekteve politike PDK dhe LDK në Drenas, janë marrë si të bazuara dhe subjekteve u është shqiptuar dënimi prej 1200 Euro.

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” njofton se “PZAP, miraton si të BAZUARA dy ankesat e KDI/DnV, ndaj dy subjekteve politike PDK dhe LDK për shkak të shkeljeve të rregullave të fushatës zgjedhore”.

DnV njofton se dënimi i shqiptuar nga PZAP është gjobë në vlerë prej 1200 euro.

***

Plotësim – Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka dërguar një listë me parregullsitë e gjetura nga vëzhguesit e tyre në terren gjatë zgjedhjeve në Drenas.

Më poshtë po e publikojmë të plotë listën e parregullsive sipas Demokracia në Veprim të evidentuara nga terreni 10:00-10:30:

Në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person voton për tre anëtarë të familjes.

Në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues.

Në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë dy fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër. Si rezultat fletëvotimi i dytë është shpallur i pavlefshëm.

Në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri voton në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk kishte nevojë për asistencë.

***

Plotësim – Vëzhgues të Nismës nga Malisheva në Drenas, akuzohen se po i provokojnë ata të subjekteve të tjera politike në qendrën “Rasim Kiqina”

Nisma për Kosovën si vëzhgues të saj në Drenas ka sjellë edhe militantë të saj nga Malisheva.

Në qendrën e votimit “Rasim Kiqina”, numër 03 01 E 02 R, vëzhguesi Remzi Hoti nga Caralluka e Malishevës, raportohet se po e provokon situatën, e cila ishte në prag të eskalimit.

Ky vëzhgues i Nismës, mësohet se me fjalë po i provokon edhe komisionarët dhe vëzhguesit e subjekteve të tjera politike.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Hoti, i cili për lajmi.net ka thënë se është duke u munduar ta ruaj procesin e jo ta dëmtojë.

“Unë kam ardhë si vëzhgues për ta ruajtur procesin, e jo për ta dëmtuar. Kam të drejt të flas dhe për këtë po akuzohem se po e prish procesin”, ka deklaruar Hoti. /lajmi.net

***

Plotësim – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur asnjë parregullsi.

“Kemi bërë gjithçka që kemi në bazë të kompetencave dhe deri më tani nuk kemi pas asnjë problem. Përveç vonesave teknike, nuk ka pasur asgjë tjetër që do të prishte procesin me qëllim”, ka deklaruar Daka. /lajmi.net

***

Plotësim – Dega e Nismës në Drenas, ka shprehur shqetësimin e saj për siç thotë, numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të partisë në pushtet, PDK-së.

Sipas Nismës, PDK-ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ-së.

“Gjithashtu, NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDK-së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet. Gjithashtu, një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij”, thuhet në reagim.

***

Prokurori i Shteti ka njoftuar se janë angazhuar ekipi i prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe në Prishtinë, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit.

Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor.

Po ashtu, Prokurori i shtetit njofton se do të reagoj në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës.

Gjithashtu, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale.

Varësisht prej situatës se si rrjedhë procesi zgjedhor në këtë komunë, Prokurori i shtetit, do të njoftoj të gjithë opinionin me kohë përmes komunikatave apo edhe përmes konferencave për media.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img