04,05,2024

Zgjedhjet i kushtojnë vendit 5 milionë euro, KQZ aprovon buxhetin

Must Read

Të gjitha këto mjete do të shfrytëzohen për prodhim të materialeve zgjedhore, pagesa te vëzhguesve dhe komisionarëve, transport të materialeve sensitive, etj.

Ky propozim morri miratimin e anëtareve të KQZ’së, si dhe u propozua nga Ilir Gashi.Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend. E Komisioni i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për fushatën zgjedhore.Drafti lidhur me pikat për zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet që t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e Komisionit.  KQZ në njërën nga pikat e saj parasheh që fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj si dhe do të përfundojnë më 9 qershor. Që i bie se nëse ky draft votohet nga anëtarët e KQZ-së, partitë politike do të kenë kohë vetëm 10 ditë për të bërë fushatë zgjedhore./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img