28,03,2024

Zgjedhet ”Miss Lopa 2019” në Ferizaj

Must Read

Në hapësirat e tregut të kafshëve në Ferizaj, për herë të parë  është mbajtur Panairi i Gjedhëve organizuar nga grupi lokal i veprimit “Bifurkacioni” në bashkëpunim me ”Iniciative for Kosova Community” dhe komunën e Ferizajt, i cili synohet të bëhet tradicional.

Me këtë rast, Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se përmes këtij panairi synojnë që të stimulojnë fermerët për të kultivuar raca të pastërta dhe produktive të gjedhëve.

“Është panairi i parë që organizohet në komunën e Ferizajt, bëhet në bashkëpunim me grupin lokal të veprimit dhe me OJQ-në IKC, është hera e parë, ka shumë pjesëmarrje të kënaqshme të fermerëve, po synojmë që sado pak ata të cilët kultivojnë racë të pastër dhe të mirë t’i shpërblejmë, vendi i parë, i dytë , i tretë, i katërt dhe i pestë kanë shpërblime dhe me këtë po synojmë që edhe fermerët tjerë të cilët nuk kanë raca të mira, të pastërta t’i stimulojmë përmes shpërblimeve që t’i kultivojnë racat e pastërta dhe produktive brenda komunës sonë”,  tha drejtori Bajrami.

Ndërkaq, Hysni Thaçi, Drejtor i Departamentit për shërbime këshillimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, hapjen e këtij panairi e cilësoi si ditë të shënuar për komunën, duke thënë se kjo ministri me kapacitetet që  ka do të ndihmojë sektorët e bujqësisë.

Ne do të vazhdojmë t’i përkrahim edhe më tutje, e dimë që asnjëherë nuk është mjaft për bujqit dhe për bujqësinë në përgjithësi ajo që jepet apo ajo që ndahet nga Ministria, por kjo po varet prej mundësive buxhetore, sepse ne e dimë që bujqësia me sektorët e saj, pra edhe blegtoria në këtë rast d.m.th është një degë e nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përgjithësisht kemi vështirësi në zhvillimin ekonomik, prandaj bujqësia krijon mundësi edhe të nxjerrjes së produkteve të ndryshme qoftë nga veprimtaria bimore, qoftë nga veprimtaria blegtorale, qoftë nga përpunimi, qoftë nga aspektet tjera, prandaj mendojmë që në të ardhmen duhet të rritet ky buxhet dhe duhet të jemi më tepër në shërbim të qytetarëve, gjegjësisht të fermerëve dhe viseve rurale, gjegjësisht atyre që merren me këtë veprimtari“, tha ai.

 E fermeri, gjedhi i të cilit u shpall si më i miri në këtë panair, tha se ndjehet i inkurajuar për t’u marrë më tutje me këtë veprimtari.

“Më jep kurajo me punu akoma  më shumë, me shtu numrin e gjedhëve, të gjithë le të merren më këtë punë edhe pse është  punë e rëndë, por e kënaqshme u shpreh fermeri Isuf Sejdiu.

Në këtë panair u përzgjodhën 5 gjedhët më të mirë, ku vendi i parë u shpërblye me një makinë mjelëse, një bidon dhe 200 euro vlerë monetare, për vendin e dytë po ashtu u nda një makinë mjelëse dhe 150 euro, vendi i tretë u shpërblye me një makinë mjelëse dhe 100 euro, si dhe vendi i katërt dhe i pestë u shpërblyen me nga 100 euro vlerë monetare.

Krejt në fund, u zgjodh edhe lopa më e bukur, e cila deri në panairin e radhës do ta mbaj kurorën e lopës më të bukur në komunën e Ferizajt, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img