26,04,2024

Zëvendministri i MBPZHR-së Jeton Emini – reagon ndaj deklaratës së PDAK-së

Must Read

Pas reagimit të PDAK-së  në lidhje me  aderimet e  bëra në PAI, janë lakuar edhe disa emra, ne mesin e të cilëve gjendet edhe emri i ëvendësministrtit  të MBPZHR, Jeton Emini.

Ky i fundit përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratave të PDAK-së

Komunikata e plotë e   zëvendësministrit  të  MBPZHR-së , Jeton Emini

Gjatë përcjelljeve të lajmeve dhe ngjarjeve ditore në mediumin Ferizajpress është bërë një komunikatë për media nga subjekti politik PDAK, ku në atë komunikatë është lakuar (përmendur) emri im për të mbuluar goditjen e rëndë të tyre që e kanë marrë këto ditë lidhur
me aderimet që kanë ndodhur nga PDAK në PAI.
Unë zv. ministri i MBPZHR-së Jeton Emini ndjehem krenar dhe i previligjuar në PAI dhe jam besnik ndaj programit,statutit dhe vendimeve të kryesisë duke u bazuar në slloganin bashkëvendosim, andaj aderimet e reja në PAI janë procese pozitive që janë duke u zhvilluar në subjektin tim politik dhe kjo na bënë që ne si komunitet të jemi sa më të bashkuar dhe të vendosur në rrugëtimin tonë politik për të përmisuar jetën e komunitetit tonë.
Falënderoj deputetin,kryetarin e PAI-së dhe gjithë votuesit e Partisë së Ashkanlive për Integrim që më kanë besuar detyrën e zv.Ministrit në kuader të MBPZHR-së për të dhënë kontributin në të mirën e komunitetit dhe shtetit të Republikës sëKosovës.
Njëherit ndihem krenar që jam njeri ndër zv.ministrat më aktiv nga komunitetet në Qeverin e
Rep.së Kosovës, ku puna ime do të vazhdoj deri në përfundimin e këtij mandati qeverisës.
Andaj, PDAK-së i shpreh ngushllime për antarësin e humbur të saj dhe njëherit i kërkoj të mos dezinformoj opinionin publik sepse ne jemi të bashkuar drejt synimeve tona të përbashkëta.
Për fund bëjë ftesë të gjithëve atyre pak qytetarëve ashkanli që kanë mbetur në PDAK t’i bashkohen slloganit bashkëvendosim për Ashkanli dhe PAI-së në krye me deputetin z.ETEM ARIFI.
Sinqerisht,
zv.ministri i MBPZHR-së
JETON EMINI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img