26,04,2024

Zëvendësministri Nehat Mustafa po qëndron në një vizitë në Bullgari

Must Read

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, po qëndron në një vizitë zyrtarë në Republikën e Bullgarisë, ku është pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, z. Krasimir Tsipov.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë sa i përket luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit me migrant, trafikim me narkotikë, si dhe ndihma për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Fillimisht zëvendësministri Mustafa falënderoi nikoqirin për përkrahjen që ka dhënë Republika e Bullgarisë për Republikën e Kosovës, ndërsa si temë e veçantë në këtë takim u diskutua për luftën kundër narkotikëve.

Ndërsa zëvendësministri Krasimir Tsipov bëri të ditur hapat e ndërmarra nga shteti bullgar në luftën kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe luftës kundër narkotikëve në veçanti.

Të dy delegacionet u dakorduan që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos bashkëpunimi mes dy policive të dyja vendeve, por edhe në shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë së përgjithshme, bazuar edhe në marrëveshjet e mëhershme në mes dy policive.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img